Bayerni tentoi Rodrygon, madje diskutoi edhe çmimin. Megjithatë, Real Madridi nuk…

29 Shtator 2025
10:01
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich ka tentuar seriozisht për Rodrygo gjatë verës, madje janë diskutuar edhe shifra, por Real Madridi ka qenë i palëkundur. E ardhmja e brazilianit u vu në pikëpyetje që në fund të sezonit të kaluar, kur me Ancelottin në stol u zhduk nga skena për gati dy muaj. Siç shkruan “MARCA”, sulmuesi kërkon të ndihet titullar i padiskutueshëm, diçka që nuk e ka pasur gjithmonë te madrilenët.

Gjatë merkatos verore, përveç Manchester City, edhe Bayern Munich shfaqi interes konkret për sulmuesin e krahut. Sipas mediave spanjolle, bisedimet kanë përfshirë edhe aspektin ekonomik, por madrilenët ishin të qartë: Rodrygo nuk do të largohej.

Nga ana e tij, lojtari asnjëherë nuk ka dhënë sinjale për transferim. Për këtë arsye, marrëveshja me bavarezët u bllokua jo për çështje financiare, por sepse Real Madridi dëshiron ta mbajë me çdo kusht lojtarin e lindur në vitin 2001.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit