Berat Gjimshiti në versionin “bomber”, mbrojtësi kuqezi shënon gol të bukur ndaj Torino-s (video)

1 Shkurt 2025
18:44
Telesport
back button

Atalanta po luan në shtëpi ndaj Torino-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Serie A. Vendasit gjetën golin me Bellanova-n në minutën e 21′, por pas ndërhyrjes së VAR, u anulua goli.

Në minutën e 35′ ishte Berat Gjimshiti që dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të Bellanova-s nga goditja e këndit. Mbrojtësi kuqezi dërgoi topin me kokë në rrjetë duke kaluar kështu Atalanta-n në avantazh. SHIKO GOLIN

Berat Gjimshiti i zgjedhur pak ditë më parë si “Lojtari më i mirë i Kombëtares’ për vitin 2024, vazhdon të tregojë një super formë, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje, por duke ndihmuar ekipin dhe me gola, si ky i sotmi.

Nuk kaluan shumë minuta dhe miqtë barazuan shifrat me golin e Maripan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit