Besëlidhja kampione vijon të dominojë Superligën në basketboll për meshkuj pas javës së tretë. Lezhjanët fituan thellë 144-74 ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke udhëhequr renditjen me 6 pikë të plota. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për Besëlidhjen, ku 7 lojtarë realizuan mbi 13 pikë.
Të njëjtin ritëm ndjek ekipi i Apolonisë, që fitoi 85-61 në Durrës ndaj Teutës, duke qëndruar në krye bashkë me lezhjanët me pikë të plota. Fierakët u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke mundur një rival direkt për titull. Ademokoya me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë.
Pa problem fiton edhe Tirana, që në “Fahrie Hoti” mundi 94-67 Skënderbeun, duke korrur suksesin e dytë sezonal. Hysenagolli me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit. Fitore të rëndësishme korri Vllaznia, që falë 33 pikëve e 12 rebound të Bryant, mundi në fushën e saj, mundi 87-77 Partizanin.
Superliga-Meshkuj, java e 3-të
Elbasani – Besëlidhja, 74-144
Vllaznia – Partizani, 87-77
Teuta – Apolonia, 61-85
Tirana – Skënderbeu, 94-67
Pogradeci – Fieri Basket, 19 tetor
Kamza Basket – Flamurtari, 19 tetor
Renditja: Besëlidhja 6 pikë, Apolonia 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Tirana 5 pikë, Teuta 5 pikë, Elbasani 4 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Kamza Basket 3 pikë, Fieri Basket 3 pikë, Partizani 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Flamurtari 2 pikë.







