Besëlidhja mbetet e pandalshme, fiton Superkupën pas triumfit ndaj Vllaznisë në finale

30 Shtator 2025
8:45
Telesport
back button

Besëlidhja kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj e ka nisur mbarë sezonin e ri sportiv 2025-2026, duke fituar trofeun e Superkupës. Në finale, skuadra lezhjane mundi 89-73 Vllazninë.

Në sfidën e luajtur në “Feti Borova”, të dyja ekipet zhvilluan një lojë të ekuilibruar. Besëlidhja pati një epërsi të lehtë shumicën e kohës, por pa mundur të shkëputet. Pjesa e parë u mbyll 38-33 për Besëlidhjen.

Gjithçka vuloset në 10-minutëshin e fundit, kue lezhjanët arrijnë të shkëputen dhe krijojnë diferencë. Vllaznia humbet gradualisht terren, pa mundur dot të rivalizojë, ndërkohë që Besëlidhja fiton 89-73.

Julian Hamati me 23 pikë e 11 rebound ishte lider në fushë për kampionët, ndërkohë që mirë u paraqit edhe Lilaj me 17 pikë. Për Vllazninë u dallua Thomas me 25 pikë, por që mbetën për statistikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit