Boston bën detyrën ndaj Cleveland, Oklahoma “leksion” Dallas në Perëndim

8 Maj 2024
8:21
Telesport
back button

Ekipi i Boston fitoi sot 120-95 ndaj Cleveland në gjysmëfinalen e parë play off mes tyre në Konferencën e Lindjes. Ndeshje pa shumë histori, komanduar nga Celtics, që udhëheqin 1-0 me ndeshje.

Jaylen Brown me 32 pikë ishte shënuesi më i mirë për Boston, mbështetur edhe nga Derrick White me 25 pikë. Për miqtë, Donovan Mitchell realizoi 33 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahoma mundi 117-95 Dallas edhe kjo një sfidë pa shumë rivalitet. Vendasit patën epërsi gjatë gjithë kohës, duke marrë kryesimin me ndeshje (1-0).

Alaxander Shai me 29 pikë ishte lider në fushë për skuadrën e Oklahomës, ndërkohë që 42 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Për Dallas, Irving realizoi 20 pikë e Doncic 19, por që mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana, (1-0)

Boston – Cleveland, 120-95 (1-0)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota, (0-2)

Oklahoma – Dallas, 117-95 (1-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit