Boston dhe Miami debutojnë me humbje, triumfojnë Phoenix, Spurs, Bucks e Chicago

23 Tetor 2025
8:14
Telesport
back button

Boston e nis me humbje sezonin e ri në NBA, pasi u mund 117-116 në shtëpi nga Philadelphia. Ndeshje e vendosur në sekondat e fundit, ku për miqtë u dallua Edgecombe, autor i 24 pikëve.

Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që në fushën e tij mundi 133-120 Washington. Antetokounmpo e nis mirë, me 37 pikë e 14 rebound, lider në fushë për Bucks. Zhgënjen Miami, që u mund 125-121 në fushën e Orlando, ndeshje ku për vendasit u dalluan Banchero e Wagner me nga 24 pikë secili si dhe Bane me 23 pikë.

Mbarë e nis sezonin edhe Phoenix, që falë 31 pikëve të Booker mundi 120-116 Sacramento. Thellë fiton ekipi i San Antonio, që mundi 125-92 Dallas, ku protagonist ishte Wenbanyama, me 40 pikë e 15 rebound.

NBA-Rezultatet e sotme

Charlotte – Brooklyn, 136-117

New York – Cleveland, 119-111

Orlando – Miami, 125-121

Atlanta – Toronto, 118-138

Boston – Philadelphia, 116-117

Chicago – Detroit, 115-111

Memphis – New Orleans, 128-122

Milwaukee – Washington, 133-120

Utah Jazz – Clippers, 129-108

Dallas – San Antonio, 92-125

Phoenix – Sacramento, 120-116

Portland – Minnesota, 114-118

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit