“Braktisi” Juventus për Tottenham, flet sulmuesi francez: Krenar për zgjedhjen që bëra

4 Shtator 2025
11:48
Telesport
back button

Aventura e Randal Kolo Muani te Juventus zgjati pak muaj. Edhe pse u përfol se ai do të vijonte huazimin me bardhezinjtë, në fund sulmuesi francez në pronësi të PSG përfundoi në Premier League, ku do të luajë me Tottenham.

26-vjecari, gjatë prezantimit të tij, tha se ishte krenar që nënshkroi me skuadrën londineze. Transferim që u zyrtarizua vetëm në ditën e fundit të merkatos, duke lënë duarbosh bardhezinjtë, që shpresonin deri në fund.

Edhe te Tottenham ai do të luajë në formë huazimi për skuadrën e trajnerit Thomas Frank, pa asnjë detyrim për ta bërë transferimin të përhershëm. Kolo Muani do të veshë fanellën me numër 39 te Tottenham.

Jam vërtet i lumtur dhe shumë krenar për zgjedhjen që kam bërë, që jam në një klub kaq të shkëlqyer. Mezi pres të takohem me shokët e skuadrës, të gjithë tifozët dhe të dal në fushë“, tha sulmuesi.

E di çfarë pret trajneri nga unë. Do të luftoj shumë për fanellën, klubin dhe tifozët. Do të jap gjithçka për këtë ekip“, deklaroi Kolo Muani për mediat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit