Ylli i Chelsea-t, Moises Caicedo, thuhet se po përpiqet të bindë bashkatdhetarin Joel Ordonez që të injorojë interesin e Liverpool-it dhe palëve të tjera në favor të një transferimi te Blutë.
Joel Ordonez i është kërkuar nga Caicedo që të shqyrtojë një lëvizje në Stamford Bridge gjatë verës, sipas raporteve nga gazetari i TBR Football, Graeme Bailey.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë mbresëlënës në Champions League me Club Brugge, duke luajtur 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet për klubin belg.
Blutë do të shpresojnë të mposhtin Liverpoolin me nënshkrimin e qendërmbrojtësit, siç bënë me Caicedo nëse të dyja palët lëvizin për të në verë.







