“Çfarë emocioni të luash në ‘San Siro’ jo si kundërshtar, ja çfarë na kërkon trajneri”

18 Gusht 2025
8:21
Alfred Lleshi
back button

Mesfushori kuqezi, Samuele Ricci, foli për “Milan TV” pas fitores 2-0 ndaj Barit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Italisë. Ja deklaratat e tij kryesore: “Ka qenë diçka e mrekullueshme dhe mënyra më e mirë për të debutuar përpara kaq shumë tifozëve, të cilët i falënderoj. Ishte një paraqitje e madhe grupi, ka disa gjëra për t’u rregulluar, por do të punojmë për to”.

Për prezantimin në “San Siro”: “Janë emocione që të mbeten brenda nesh. Të hysh në ‘San Siro’ si lojtar i Milanit dhe jo si kundërshtar nuk më kishte ndodhur kurrë, do të më mbetet përjetë si emocion i pashlyeshëm”.

Për ovacionin e publikut ndaj Modric: “Ishte e drejtë kështu. Përveçse kampion, është një djalë shumë i përulur dhe i gatshëm. Një gur themeli në mozaikun e skuadrës”.

Për kërkesat e Landuccit: “Është ajo që na ka kërkuar që nga fillimi, të jemi kompaktë sidomos në fazën mbrojtëse, ndërsa përpara kemi armët për të goditur. Nëse e bëjmë këtë, mund të zhvillojmë ndeshje të mëdha dhe mbi të gjitha të argëtohemi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit