Chelsea del nga zona Champions, Maresca i zhgënjyer: Pësuam gol dhe humbëm besimin

14 Prill 2025
9:34
Telesport
back button

Chelsea arriti një barazim zhgënjyes në fushën e tij ndaj Ipswich (2-2), që e largon nga zona e Champions League. Madje tani londinezët kanë zbritur në vendin e gjashtë në Premier League, dy pikë pas Newcastle.

I mërzitur nga ky rezultat trajneri Enzo Maresca, me skuadrën e tij që rikuperoi dy gola në pjesën e dytë. “Goli i tyre i parë e ndryshoi dinamikën e lojës. Ne kishim kontrollin në 20 minutat e para, por i humbëm rastet për të shënuar”, tha Maresca.

Më pas gabuam e pësuam të dytin, ndërsa në pjesën e dytë u kthyem në lojë. Ky është futbolli. Ndonjëherë mjafton një gjë e vogël për të ndryshuar dinamikën e ndeshjes. Pësuam gola dhe humbëm besimin”, tha trajneri italian.

Maresca nënvizon paraqitjen në pjesën e dytë: “Ne ndryshuam diçka në planin taktik. Mesazhi ishte mjaft i qartë: Ta nisim në mënyrën e duhur dhe krijoni raste. Kur pësoni një gol është koha të jeni më të fortë dhe të vazhdoni”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit