Chelsea rikthehet në Champions League, kërkon të “peshkojë” te Milan-i

3 Qershor 2025
14:26
Telesport
back button

Të gjithë emrat e mëdhenj te Milan nuk janë të sigurt nëse do të qëndrojnë sezonin e ardhshëm. Reijnders, Theo Hernandez, Leao dhe së fundi Mike Maignan, janë emrat joshës për klubet kryesore evropiane dhe klubet e pasura arabe.

Mike Maignan është në shënjestrën e Chelsea, që synon një portier të profilit të lartë për sezonin e ardhshëm. “Blutë” e Maresca, pasi fituan Conference League do të luajnë në Champions League.

Për këtë arsye, londinezët kanë nisur kontaktet e para me Milan për portierin francez. Në të njëjtën kohë, edhe kuqezinjtë janë gati të rifillojnë kontaktet me rrethinat e portierit francez për të rinovuar kontratën e tij, e cila skadon më 30 qershor 2026.

Maignan është në qendër të projektit të ri nga trajneri Massimiliano Allegri, që duket se ka kundërshtuar largimin e francezit. Por do të jetë vetë portieri ai që do të duhet të vendosë nëse do të përqafojë rrugën e re të kuqezinjve si lider apo do të largohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit