“Chivu më ka surprizuar si trajner, Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time”

7 Shkurt 2026
6:10
Alfred Lleshi
back button

Adriano ndodhet aktualisht në Itali për Lojërat Olimpike Dimërore dhe u intervistua nga Gianluca Rossi për kanalin e tij në YouTube. Braziliani u pyet fillimisht për gjendjen e tij: “Jam shumë i lumtur të rikthehem këtu dhe të shoh miq të vjetër, ndihem i lumtur të jem pjesë e kësaj feste. Në zemrën time është Interi dhe vendi juaj, gjithmonë më jep kënaqësi. Shpresoj të mund të fitojmë”.

Ai foli edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, Cristian Chivu, sot trajner i Interit: “Kam luajtur me të, gjithmonë ka qenë një person i mirë. Për mua është një surprizë, më pëlqen ta shoh duke e çuar Interin sa më lart”. Më pas, dy fjalë edhe për Pio Esposito: “Mund të bëjë shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu”. Një mbështetje e rëndësishme për futbollistin e vitlindjes 2005.

“Perandori” ka bërë një vizitë te ish-shoku i tij i skuadrës te zikaltërit. Klubi ka publikuar në kanalet e tij sociale fotografi nga takimi mes të dyve, të shoqëruara me mbishkrimin “një rikthim i veçantë”. Braziliani ka takuar gjithashtu edhe lojtarët, mes tyre Marcus Thuram, të cilit i ka dhuruar një fanellë me autograf.

Mund të jetë një imazh i ‎futboll, futboll dhe ‎teksti që thotë "‎SPERtI جه BPER: עחמושון BPER-‎"‎‎

Lajme të tjera

Lajmet e fundit