Cleveland dhe Oklahoma dominojnë në NBA, humbasët kampionët e Boston, Lakers e Golden State

6 Janar 2025
8:42
Telesport
back button

Kampionët e Boston u mundën 105-92 në fushën e Oklahoma, ekipi që kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit. Fitore e merituar e skuadrës vendase, ku sërish protagonist ishte Alexander Shai me 33 pikë e 11 rebound.

Në Lindje vijon të dominojë ekipi i Cleveland, që mundi 115-105 Charlotte dhe shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit. Garland me 25 pikë ishte më i miri në fushë për Cavaliers.

Zhgënjen skuadra e Lakers, që u mund 119-115 nga Houston. Edhe pse Davis realizoi 30 pikë nuk mjaftuan për të fituar. Për teksanët u dallua Jalen Green me 33 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 23 pikë.

Disfatë e rëndë në shtëpi për Golden State, që u mund 129-99 nga Sacramento. Nga lojtarët e stolit erdhën 48 pikë për miqtë, ndërkohë që Malik Monk me 26 pikë ishte më i miri, duke i bërë të pavlefshme 26 pikë e Curry për vendasit.

NBA-Rezultatet e sotme

Oklahoma – Boston, 105-92

Cleveland – Charlotte, 115-105

Washington – New Orleans, 98-110

Orlando – Utah Jazz, 92-105

Houston – Lakers, 119-115

Golden State – Sacramento, 99-129

Lajme të tjera

Lajmet e fundit