Cleveland gjysmëfinalisti i fundit, ja përballjet e radhës në të dyja Konferencat

6 Maj 2024
9:24
Telesport
back button

Janë përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste play off në Konferencën e Lindjes. Cleveland është ekipi i fundit që avancon më tej, pas fitores 106-94 ndaj Orlando në ndeshjen e shtatë cerekfinale luajtur sot, duke fituar 4-3 serinë.

Ndeshja luajtur në Cleveland u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që triumfuan falë Donovan Mitchell, më i miri në fushë. Ai realizoi 39 pikë për Cavaliers, duke i bërë të pavlefshme 38 pikë e 16 rebound të Banchero për Orlando.

Në gjysmëfinale, ekipi i Cleveland do të përballet me Boston Celtics, ndërsa sfida tjetër është ajo mes New York dhe Indiana. Në Perëndim, ekipi i Minnesota ka fituar gjysmëfinalen e parë ndaj kampionëve të Denver.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Boston – Miami, (4-1)

Milwaukee – Indiana, (2-4)

New York – Philadelphia, (4-2)

Cleveland – Orlando, 106-94 (4-3)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana

Boston – Cleveland

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Oklahoma – Dallas

Denver – Minnesota, (0-1)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit