Cleveland vijon të dominojë, LeBron magjik për Lakers, fitojnë Boston dhe Denver

21 Shkurt 2025
8:21
Telesport
back button

NBA është rikthyer në fushë pas pushimit për shkak të “All Star Game”. Skuadra e Cleveland vijon të ketë frenat e renditjes në dorë pas fitores 110-97 në fushën e Brooklyn. Donovan Mitchell me 26 pikë ishte më i miri për Cavaliers.

Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 116-110 Clippers në një përballje të ekuilibruar. Antetokounmpo me 23 pikë e Lopez me 22 u dalluan për Bucks. Fiton edhe Denver, 129-115 ndaj Charlotte, ndeshje ku diferencën e bëri dyshja Jokic-Murray, që realizuan 63 pikë së bashku.

Skuadra kampione e Boston fitoi 124-104 ndaj Philadelphia, duke qenë në vendin e dytë në Lindje. Pritchard me 28 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli, u kthye në lider për Celtics.

Ekipi i Lakers arrin një fitore të vështirë ndaj Portland jashtë fushe me shifrat 110-102. LeBron James ishte magjik, duke realizuar 40 pikë. San Antonio mundi 120-109 Phoenix, sfidë ku u dallua Fox me 26 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Indiana – Memphis, 127-113

Philadelphia – Boston, 104-124

Atlanta – Orlando, 108-114

Brooklyn – Cleveland, 97-110

New York – Chicago, 113-111

Milwaukee – Clippers, 116-110

Denver – Charlotte, 129-115

San Antonio – Phoenix, 120-109

Portland – Lakers, 102-110

Lajme të tjera

Lajmet e fundit