“Çmendet” Arturo Vidal, humb penalltinë, shënon autogol dhe në fund zihet me portierin e ekipit të tij (video)

14 Qershor 2025
18:43
Telesport
back button

Aventura e Arturo Vidal te Colo-Colo në Kili, nuk po shkon dhe aq mirë sa pritej. Mesfushori kilian është bërë protagonist për keq në ndeshjen e fundit të Colo-Colo ku barazoi në transfertë 2-2 ndaj Deportes Iquique.

Fillimisht në minutën e 11-të, Vidal humb shansin e artë për të kaluar në avantazh ekipin e tij, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Një goditje për t’u harruar, pasi topi përfundon shumë larg kuadratit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për vendasit, Colo-Colo barazoi shifrat përkohësisht në fillim të pjesës së dytë me Marcelo Correa, por Vidal vendos të bëhet sërish protagonist.

Tre minuta pasi ekipi i tij barazoi rezultatin, Vidal shënon një autogol, duke dërguar topin me kokë në portën e tij, pas ekzekutimit të një goditjejë këndi nga ekipi vendas. Sikur të mos mjaftonte kjo, Vidal zihet edhe me shokun e skuadrës, portierin De Paul, e cili e kritikoi për autogolin e shënuar. Situata mes dy lojtarëve po shkonte drejt agravimit, por u qetësua falë ndërhyrjes së shpejtë të lojtarëve të tjerë të Colo-Colos.

Përsa i përket rezultatit, Colo-colo barazoi shifrat 2-2 pak më vonë, por forma dhe sjellja e Vidal është kthyer në një problem më vete dhe shumë prej tifozëve të ekipit kilian kërkojnë largimin e kapitenit të tyre përmes reagimeve në rrjetet sociale.

SHIHVIDEON

Lajme të tjera

Lajmet e fundit