Conceição dhe e ardhmja pezull: Ende nuk e di nëse do të qëndroj te Juventusi…

5 Qershor 2025
12:09
Alfred Lleshi
back button

Francisco Conceição ishte protagonist absolut në mbrëmjen e djeshme, duke shënuar golin vendimtar në fitoren e Portugalisë, 2-1 ndaj Gjermanisë, në gjysmëfinalen e “Nations League”. Sulmuesi anësor, që është pronë e Portos, por i huazuar te Juventusi (edhe për Kupën e Botës për Klube), foli mbi të ardhmen e tij në një intervistë për :Sky Sport”:

Hera e fundit që Portugalia e kishte mposhtur Gjermaninë ishte 25 vite më parë, me një tripletë të veçantë…
Atëherë kishte shënuar babai im, 25 vite më parë. Sonte shënova unë, vetëm një gol për fat të keq dhe jo tre si ai, por e ndihmova skuadrën të fitojë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani do të përgatitemi për finalen që ta fitojmë.

A keni kontaktuar tashmë me babanë tuaj (driekt pas ndeshjes)?
Nuk kam folur ende me të, por e di që është shumë i lumtur për mua. Edhe unë jam i lumtur që e ndihmova ekipin me një gol të bukur.

Këto janë ditë ndryshimesh të mëdha te Juventusi… E dini tashmë se cili do të jetë fati juaj, pas Kupës së Botës për Klube?
Ende nuk e di, do të shohim çfarë do të ndodhë. Gjithçka mund të ndodhë ende…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit