Conte: “Ja pse është e vështirë të bindësh lojtarët që të vijnë te Napoli”

11 Gusht 2024
15:00
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Napolit, Antonio Conte pranoi se ka qenë ‘e vështirë’ përpjekja për të bindur disa lojtarë që t’i bashkohen ekipit në këtë merkato të verës për shkak se klubi nuk do të luajë në kompeticionet europiane këtë sezon.

Napoli nuk shkoi më larg se një barazim 0-0 kundër skuadrës së Serie B, Modena, në Kupën e Italisë të shtunën në mbrëmje, por u kualifikuar në raundin pasardhës pas një fitoreje 4-3 me penallti.

Conte paralajmëroi se barazimi i së shtunës ishte paksa një dush realitetit dhe ndoshta një shenjë e gjërave që do të vijnë nëse nuk ka nënshkrime të reja përpara mbylljes së merkatos.

“E dija situatën kur erdha, dhe në merkato kemi kufizime në koston e pagës së lojtarit”, tha Conte për SportMediaset.

“Shumicën e kohës, lojtarët nuk vijnë këtu sepse ne nuk luajmë në kupat europiane.

“Unë dua më të mirën për Napolin dhe të përpiqem të forcoj skuadrën, sepse kjo është ajo që na duhet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund. Ndeshja kundër Modena-s ishte një dozë realiteti”.

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit beson se ka ende shumë për të bërë, si në fushë ashtu edhe në merkato.

“Ka shumë punë për të bërë, ne në fushë, por edhe klubi. Ka gjëra objektive që duhen bërë, por nuk dua të drejtoj gishtin drejt askujt”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit