Danezet mahnitëse NDALOHEN nga Kupa e Botës: ja arsyeja

4 Tetor 2022
17:59
Denis Hakanaj
back button

Yjet e kombëtares së Danimarkës po përgatiten për një periudhë të ahspër në shkretëtirë… pasi Federata Daneze e Futbollit ka marrë vendimin të mos i lejojë gratë dhe të dashurat e futbollistëve të udhtëtojnë drejt Katarit për Kupën e Botës.

Skandinavët tradicionalisht i marrin gratë dhe të dashurat e tyre në finalet e turneve të mëdha. Por DBU, Federata e Danimarkës, këtë herë ka refuzuar të marrë partneret e lojtarëve.

Zëdhënësi i DBU, Jakob Hoyer, tha se ata kishin mbajtur qëndrimin e tyre për të shmangur pasurimin e ekonomisë së Katarit.

Ylli i Manchester United, Christian Eriksen dhe mesfushori i Tottenham-it, Pierre-Emile Hojbjerg, janë ndër ata që mund të udhëtojnë vetëm drejt Katarit.

Lojtarët e tjerë që preken nga ky vendim janë mbrojtësi i Crystal Palace, Joachim Andersen, dyshja e Leicester-it, Jannik Vestergaard dhe Daniel Iversen, plus mbrojtësi i Leeds, Rasmus Kristiansen.

Treshja e Brentford-it, Mathias Jensen, Mikkel Damsgaard dhe Christian Norgaard gjithashtu mund të privohen nga shoqëria e femrave – ashtu si ish-portieri i Leicester-it, Kasper Schmeichel.

Gazeta daneze Ekstra Bladet e titulloi shkrimin: “Nuk ka puthje dhe seks për djemtë e Kupës së Botës”. Hoyer tha për të përditshmen e Kopenhagës:

“DBU dhe bordi i drejtorëve të DBU kanë vendosur të minimizojnë udhëtimet në Katar në lidhje me Kupën e Botës. Ne nuk duam të kontribuojmë në fitimet e Katarit, prandaj kemi ngadalësuar sa më shumë aktivitetet tona të udhëtimit.

“Në turnetë e mëparshme, gratë dhe të dashurat e lojtarëve kanë udhëtuar me bordin. Por ne i kemi anuluar ato udhëtime në këtë turne”.

Në të kundërt, Wags-et e Anglisë do të shoqërojë Tre Luanët në Lindjen e Mesme – duke qëndruar në resortin luksoz të Katarit në ishullin Banana.

Danimarka e nis Botërorin në Grupin D muajin e ardhshëm kundër Tunizisë përpara se të përballet me kampionen në fuqi, Francën, dhe Australinë.

Gjermania po kalon gjithashtu një krizë të vetën me Wags-et, me akomodimin që grave dhe të dashurave që po rezulton një makth për t’u zgjidhur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit