Festa, momenti i shenjtë dhe më pas lamtumira. Napoli po përjeton orë të tëra emocionesh të papërshkrueshme pas fitores së titullit të katërt kampion në Serie A. Pas paradës dje në qytet, sot ekipi ndodhet në Romë për një vitizë të Papa Leo XIV.
“Uroj që Conte të vazhdojë të korrë suksese në jetën e tij profesionale. Ai është një njeri që punon me përkushtim dhe meriton respekt. Faleminderit Antonio“, tha presidenti i “azzurri” në darkën për të festuar titullin.
Një mesazh lamtumire i presidentit të Napoli për trajnerin, që mund të largohet pas vetëm një sezoni. De Laurentiis do të bëjë gjithçka për të bindur Antonio Conte të përqafojë projektin e tij, ashtu siç do të donin lojtarët, të cilët deklaruan respektin e tyre për trajnerin.
Por Conte do të kërkojë të largohet. Të dy do të ndahen paqësisht, marrëdhëniet njerëzore janë të forta, ka një vlerësim të thellë, nuk do të jemi dëshmitarë të luftës së Spalleti dy vite më parë. Një shtrëngim duarsh do të jetë i mjaftueshëm. Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë as kompensim financiar për Napoli.
De Laurentiis do të bisedojë me Massimiliano Allegri, të cilin ai e ka mbajtur prej kohësh me lëvdata. Ai nuk dëshiron të përsëritë gabimin që bëri kur iku Spalletti dhe mori Rudi Garcia. Për Allegri një kontratë dyvjeçare është gati: 6 milionë në vit plus bonuse.







