Massimiliano Allegri, i zyrtarizuar pak ditë më parë, do të jetë trajneri i ardhshëm i Napoli. Një trajner me përvojë në Serie A dhe në Europë, që sipas presidentit Aurelio de Laurtentiis do të dijë të bëjë mirë.
“Allegri është njeri i shoqërisë, do të shkojmë shumë mirë. Jam i lumtur që kam vazhduar projektin me një trajner që ka jetuar shumë në Itali. Do ta prezantojmë më 14 korrik në San Carlo“, tha De Laurentiis.
“Ai dhe unë kemi respekt për njëri-tjetrin dhe mendoj se mund të ndërtojmë diçka të mirë së bashku. Kemi biseduar dhe mendoj se kemi një bazë të mirë për të ardhmen. Më pëlqen Allegri do të shkojmë larg me të”, tha De Laurentiis.







