Skuadra e Napolit ende nuk ka një trajner për sezonin e ardhshëm. Klubi që vjet shpallej kampion në Itali kaloi nga parajsa në ferr brenda një viti, duke rrezikuar edhe një vend në Europë sezonin e ardhshëm.
Kohët e fundit është përfolur për uljen e Antonio Conte në stol, por duket se trajneri nuk është i bindur dhe ka shumë pretendime. Ai që ka folur për këtë çështje është presidenti Aurelio de Laurentiis, që i ka thumbuar Conte.
“E di që jeni duke pritur për lajme të reja në lidhje me trajnerin, por nuk mund t’u jap asgjë konkrete, sepse jemi duke punuar. Do t’ju informoj për gjithçka që po organizojmë më datën 31 maj. Gjithçka që thuhet janë thashetheme”, dha De Laurentiis.
“Mund të konfirmoj se do të ketë një drejtor të ri sportiv, që duhet të dalë së shpejti për të vepruar në merkato. Unë fola për Conte që në nëntor dhe jo tani. Ai nuk është i vetmi që mund ta çojë Napolin drejt trofeve prestigjioze”, tha De Laurentiis.







