Declan Rice: Ne kemi një qëllim në Champions League, duam të triumfojmë në Europë

18 Prill 2025
9:24
Telesport
back button

Mesfushori i Arsenal, Declan Rice, ishte një nga protagonistët e kualifikimit të “topçinjve” në gjysmëfinalet e Champions League. Skuadra angleze eliminoi real Madrid, duke i fituar të dyja ndeshjet çerekfinale.

Me kampionatin thuajse të vendosur, pasi Liverpool është shkëputur shumë, skuadra e Arsenal beson se mund të triumfojë në Champions. “Ky është një rezultat historik për ne. Ne kemi një qëllim në këtë kompeticion: duam të fitojmë”, tha Rice.

Kishim aq shumë kurajë dhe vetëbesim kur shkuam në Madrid sa që kishim mjaftueshëm besim për të fituar ndeshjen. Ne e kishim në mendje dhe e bëmë në jetën reale. Çfarë nate që ishte ajo për klubin“, u shpreh Declan Rice.

Ne kemi bërë jashtëzakonisht mirë në këtë kompeticion. Ne besojmë plotësisht në të dhe kemi besim të plotë te trajneri. Gjysmëfinalja me PSG është një moment kyç për ne dhe ne duam ta shijojmë atë”, u shpreh anglezi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit