Pas zhgënjimit në dy takimet e para në fushën e saj, skuadra e Denver ka triumfuarnë dy sfidat e radhës në Minnesota, duke barazuar 2-2 serinë. Ekipi kampion i NBA fitoi sot 115-107, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione shumicën e kohës.
Nikola Jokic me 35 pikë ishte më i miri në fushë për Denver, mbështetur edhe Aaron Gordon me 27 pikë. Në kahun tjetër, Anthony Edwards realizoi 44 pikë për Minnesota, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Edhe në Konferencën e Lindjes, barazim 2-2 me ndeshjes mes New York e Indiana, me këtë të fundit që i fitoi dy sfidat në fushën e saj. Sot, Indiana triumfoi thellë 121-89 ndaj nju-jorkezëve.
Haliburton me 20 pikë ishte lojtari më i mirë i Indiana, por dferencën e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë. Për nju-jorkezët u dallua Burks me 20 pikë, por që mbetën për statistikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana, 89-121 (2-2)
Boston – Cleveland, (2-1)
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Denver – Minnesota, 115-107 (2-2)
Oklahoma – Dallas, (1-2)







