Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së gjysmëfinaleve play off në NBA. Kampionët e Denver fituan 117-90 në fushën e Minnesota, duke rihapur garën për një vend në finalet e Konferencës së Perëndimit.
Të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 12 pikë, ku u dalluan Murray e Jokic, me nga 24 pikë secili. Edwards realizoi 19 pikë për Minnesota, që pas kësaj humbje udhëheq 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale.
Në Konferencën e Lindjes, jashtë fushe fiton edhe Indiana, që mundi 111-106 New York, në një ndeshje emocionuese deri në fund. Miqtë arritën një fitore të rëndësishme, duke mbetur në lojë për një vend në finale.
Për New York, që udhëheq 2-1 serinë, sot u dallua Haliburton me 35 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Indiana, dyshja DiVincenzo-Brunson realizoi 61 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off
New York – Indiana, 106-111 (2-1)
Boston – Cleveland, (1-1)
Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off
Oklahoma – Dallas, (1-1)
Denver – Minnesota, 117-90, (1-2)







