Detroit u mund 119-108 nga Toronto, por vazhdon të mbajë vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Ekipi kanadez e meritoi fitoren, ndeshje ku u dallua Brandon Ingram me 34 pikë. Pa probleme fiton edhe Milwaukee, që mundi 134-123 Indiana, sfidë ku u dallua Antetokoumpo me 31 pikë e 14 rebound.
Dallas arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, 130-120 në fushën e Cleveland edhe pse shanset për zonën “play in” duken të pakta. Dyshja Flagg-Marshall realizoi 52 pikë. Philadelphia mundi me vështirësi 109-103 Portland, sfidë ku protagonist ishte Grimes, autor i 31 pikëve.
Triumfon edhe New York, që mundi 110-107 Golden State dhe mban ende gjallë shrpesat për kreun e renditjes në Lindje. Jalen Brunson me 30 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët, që korrën suksesin e tretë radhazi. Sacramento, falë 41 pikëve të DeMar DeRozan, mundi 116-111 Utah Jazz.
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Dallas, 120-130
Milëaukee – Indiana, 134-123
Toronto – Detroit, 119-108
Philadelphia – Portland, 109-103
Neë York – Golden State, 110-107
Sacramento – Utah Jazz, 116-111







