DIREKT: Zyrtarizohet renditja e Topit të Artë!

2 Dhjetor 2019
18:13
back button

Mbrëmjen e sotme do të mbahet ceremonia gala e “Topit të Artë”, e cila do të nisë prej orës 20:30. Ndërkohë, që po i afrohemi ceremonisë, “France Football” po zbulon renditjen përfundimtare të lojtarëve një e nga një, duke nisur nga i 30-ti.

Van de Beek, Marquinhos dhe Joao Felix mbajnë të tre vendin e 28-të, pasi janë në kuotë të njëjtë pikësh. Në vendin e 26-të qëndrojnë përsëri dy lojtarë, ku bëhet fjalë për Benzema dhe Winajldum. Vendin e 24-të e ndajnë Koulibaly dhe Ter Stegen, ndërsa në të 23-tin është Hugo Lloris.

I 22-ti në renditje është koreano-jugori Son, ndërsa vendi i 20-të ndahet mes Aubameyang e Dusan Tadic. Në vendin e 19-të qëndron Trent Alexander-Arnold, ndërsa i radhës është Griezmann, i cili renditet i 18-ti.

Tjetër kampion Europe në listë, me Firminon që pozicionohet në vendin e 17-të. Pas tij vjen një tjetër sulmues, ku bëhet fjalë për Sergio Agueron, ndërsa në vendin e 15-të është De Ligt. I 14-ti renditet De Bruyne, ndërsa Hazard i 13-ti. Sterling pozicionohet në vendin e 12-të, me Frenkie De Jong që qëndron një vend më lart, pra i 11-ti.

RENDITJA 30-11

Vendi i 28-të: Joao Felix, Marquinhos dhe Donny van De Beek

Vendi i 26-të: Karim Benzema dhe Georginio Wijnaldum

Vendi i 24-të: Kalidou Koulibaly dhe Marc-Andre Ter Stegen

Vendi i 23-të: Hugo Lloris

Vendi i 22-të: Heung-Min Son

Vendi i 20-të: Pierre-Emerick Aubameyang dhe Dusan Tadic

Vendi i 19-të: Trent Alexander-Arnold

Vendi i 18-të: Antoinne Griezmann

Vendi i 17-të: Roberto Firmino

Vendi i 16-të: Sergio Aguero

Vendi i 15-të: Matthijs De Ligt

Vendi i 14-të: Kevin De Bruyne

Vendi i 13-të: Eden Hazard

Vendi i 12-të: Raheem Sterling

Vendi i 11-të: Frenkie De Jong

Lajme të tjera

Lajmet e fundit