Divizioni B i Europianit U-20 për djem: Vetëm humbje, kombëtarja kuqezi renditet e fundit

21 Korrik 2025
10:04
Telesport
back button

Në Yerevan të Armenisë u zhvilluan ndeshjet e Divizionit B të Kampionatit Europian U-20, turne ku u përfaqësua edhe vendi ynë. Shqipëria e drejtuar nga trajneri Besim Dervishaj u klasifikua në vendin e 21-të, atë të fundit.

Djemtë kuqezinj zhvilluan gjithsej 6 ndeshje në këtë turne, duke i humbur të gjitha. Në Grupin D, Shqipëria u mund nga Hungaria, Turqia, Kosova dhe Suedia, duke pësuar humbje kryesisht me mbi 40 pikë.

Më pas, kombëtarja shqiptare luajti për vendet 17-21, duke pësuar edhe dy humbje të tjera, ndaj Gjeorgjisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pra, një turne ku mungoi fitorja, çka mund të konsiderohet një zhgënjim i madh për kombëtaren.

Rezultatet e kombëtares

Grupi D, Shqipëri – Hungari, 53-91

Grupi D, Shqipëri – Turqi, 43-91

Grupi D, Shqipëri – Kosovë, 57-78

Grupi D, Shqipëri – Suedi, 45-94

Vendet 17/21,

Shqipëri – Gjeorgji, 83-98

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, 74-84

Lajme të tjera

Lajmet e fundit