Djokovic: Këtë vit po vuaj më shumë për të gjetur nivelin e duhur, mosha bën të vetën

8 Maj 2024
12:37
Telesport
back button

Në Romë nis sot turneu Masters i radhës dhe një nga protagonistët është tenisti serb Novak Djokovic. numri 1 në botë këtë sezon nuk ka fituar ende asnjë turne dhe lojërat e tij shpesh nuk kanë qenë të nivelit që pritej.

Në prag të debutimitt të tij në fushat me dhè të Romës, Djokovic pranoi se ai nuk u shpreh në mënyrën më të mirë të tij në pjesën e parë të sezonit. Ai përsëriti dëshirën e tij për të “ndërtuar” formën e duhur për t’u paraqitur 100% në turnetë e ardhshëm.

Shpresoj të luaj tenisin tim më të mirë në Romë. Këtë vit po mundohem pak për të gjetur nivelin, por është në rregull. Ky është sport dhe ndonjëherë nuk e nis sezonin ashtu siç dëshiron. Shpresoj të luaj një turne të mirë”, tha Djokovic.

Edhe mosha ime… por jam gjithmonë i motivuar. Tani momenti më i rëndësishëm i sezonit fillon me Roland Garros, Wimbledon, Olimpiadën dhe US Open, ku dua të shpreh tenisin tim më të mirë”, tha serbi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit