Djokovic operohet dhe konfirmon mungesën në Wimbledon, synon të artën në Olimpiadë

5 Qershor 2024
14:05
Telesport
back button

Pak orë pasi mori vendimin për t’u tërhequr nga grand slam i Roland Garros, tenisti serb Novak Djokovic ka konfirmuar se nuk do të luajë as në grand slam të Wimbledon. I dëmtuar dy ditë më parë në fushat me dhè të Parisit, numri 1 në botë, deri ditën e hënë, ka vendosur të operohet.

Lëndimi i meniskut në ndeshjen e raundit të katërt të Roland Garros e detyroi 37-vjeçarin serb që t’i nënshtrohej një operacioni për të zgjidhur problemin dhe për t’u fokusuar në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, që nisin pas 40 ditësh. Djokovic synon medaljen e artë në këtë turne.

Ndërhyrja kirurgjikale në menisk mund të përshpejtojë shërimin dhe të kthehet në fushë brenda katër javësh. Në Wimbledon nuk do të luajë. Por, nëse riparimi i meniskut është bërë me qëllimin e ruajtjes së tij, periudha e riaftësimit mund të zgjasë disa muaj”, tha mjeku Nemanja Slavkovic. “

Është e vështirë për të bërë vlerësime, kjo varet nga çfarë dëmtimi është ai. Të heqë një pjesë të meniskut, nëse ajo pjesë nuk është shumë e madhe, është diçka që mund të çojë në një rikuperim më të shpejtë dhe të futet në një ritëm stërvitor që e lejon atë të jetë konkurrues në Lojërat Olimpike”, u shpreh mjeku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit