Duka ndryshon strategji: Hysaj po luan shumë mirë!

19 Tetor 2020
22:21
Eraldo Harlicaj
back button

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka folur sërish për radio “Kiss Kiss”. Ai ka theksuar se kapiteni Elseid Hysaj po bën mjaft mirë me trajnerin Gennaro Gattuso. Një deklaratë e shpejtë për të “hedhur poshtë” fjalinë e tij të mëparshme se Hysaj nuk ka luajtur mirë me Shqipërinë.

“Ndeshja e Europa League midis Napoli dhe Az Alkmaar nuk është në rrezik, pavarësisht rasteve me COVID-19 në klubin holandez. Rregullorja është e qartë, nëse AZ nuk shkon në Napoli për shkak të vendimit të autoriteteve holandeze, atëherë ata do të humbin në tavolinë.

“Shpresoj që të mos ndodhë diçka e tillë. Ndeshja mund të luhet, pasi ata i kanë 13 lojtarë për të luajtur. Hysaj po i luan të gjitha ndeshjet dhe po i luan mirë. I ka cilësitë dhe Gattuso i ka dhënë më shumë besim. Elsi ndihet mirë në ekip, luan më mirë dhe e ka gjetur veten mirë. Forma e tij e mirë ka ardhur edhe falë trajneri Gattuso”, – tha Duka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit