Duka tenton sërish, kandidat për një vend në qeverinë e futbollit europian

11 Dhjetor 2018
14:19
back button

Armand Duka nuk dorëzohet, sepse do të provojë sërish të bëhet një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv i organizmit më të lartë evropian të futbollit ka miratuar kandidaturën e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organi më i lartë i kësaj organizate. Ai përbëhet nga 16 anëtarë, përfshirë këtu edhe Presidentin. Mandati i secilit anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, është 4-vjeçar dhe është i ndarë në dy grupe me nga 8 anëtarë, të cilët zgjidhen çdo dy vjet.

Edhe në pranverë të vitit 2017 Duka ishte në listën e kandidatëve, duke marrë 25 vota nga 55 anëtarë, çka e la në vendin e nëntë, në një kohë që fitonin 8 kandidatë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit