Gati dy muaj pasi vendosi rekordin e tij të mëparshëm, atleti Armand Duplantis ka përsëritur veten. Suedezi ka thyer rekordin e tij botëror në garën e kërcimit me shkop për të 13-tën herë në karrierën e tij.
Në turneun e zhvilluar në Budapest, dy herë kampioni olimpik kërceu 6.29 metra në përpjekjen e tij të dytë, duke e përmirësuar me 1 cm rekordin e mëparshëm, vendosur më 15 qershor në Stokholm.
Kjo është hera e tretë që Duplantis vendos rekord botëror këtë vit, gjithnjë duke u përmirësuar me nga 1cm. Atleti fitoi edhe këtë garë, duke u konfirmuar si një ikonë e garës së kërcimit me shkop.







