Milan po bëhet gati për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku pritet të ketë shumë largime, sidomos në repartin e mbrojtjes. Një nga emrat e larguar është edhe Kyle Walker, ndaj Milan ka filluar nga puna për të gjetur një mbrojtës të djathtë.
“Calciomercato.com” raporton se drejtuesit e klubit kuqezi janë në bisedime me dy objektiva të mundshëm për krahun e djathtë, konkretisht Guela Doue që luan për Strasbourg dhe Marc Pubill që luan për Almeria-n.
I pari, 22 vjeç, vëllai më i madh i yllit të PSG, Desire Doue, vlerësohet 18-20 milionë euro nga Strasbourg. I dyti, Marc Pubil, është 21 vjeç, spanjolli konsiderohet si një mbrojtës i djathtë shumë premtues dhe ndiqet nga disa klube të njohura.
Ai është nën menaxhimin agjentit shqiptar, Fail Ramadani, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me Igli Taren, gjë që mund të ndikojë në arritjen e shpejtë të marrëveshjes mes palëve.
Përsa i përket Kyle Walker, anglezi nuk do të rikthehet te Manchester City pas mbarimit të huazimit te Milan, sepse nuk është në planet e Pep Guardiolës. Ekipi më i interesuar deri tani për anglezin shtë Fenerbahce, por nuk mungon as vëmendja e klubeve arabe ndaj tij.







