E ardhmja e Rejës, kapriçiot e Brojës, kualifikueset…? Duka përgjigjet për gjithçka

20 Nëntor 2021
11:35
Alfred Lleshi

Armando Duka ka dalë sot në konferencë për shtyp, ku ka analizuar edicionin kualifikues të kombëtares kuqezi. Në fjalën e tij, kreu i FSHF-së u shpreh ndër të tjera: “Jam këtu sot për të bërë një analizë rreth kombëtares. Mendova se konferenca për shtyp do të ishte më mirë sesa dalja në media të caktuara.

Pavarësisht se kemi qenë në periudhë COVID, nuk e kemi ndalur organizimin e ndeshjeve. Shqipëria U-19 ka zhvilluar 70 ditë stërvitje, që janë shumë. Shqipëria U-21 i ka fituar dhe humbur përgjysmë ndeshjet, por ka shumë elementë gati për kombëtaren A.

Kombëtarja e madhe? Vendi i tretë është një sukses për gjithëkënd që i sheh me objektivitet eliminatoret, kemi grumbulluar aq pikë sa kurrë më parë. Ne kemi luftuar për një vend në ‘play off’, por objektivi ynë ishte vendi i tretë. Ndaj Polonisë nuk kishim fatin dhe luajtëm pa disa futbollistë kryesorë.Çfarë note i vendos ekipit kombëtar? Edhe finalisti i kompeticioneve europiane për mua nuk merr notën 10, por me bindjen time, kombëtarja merr notën 8 në këto kualifikuese”.

Një sqarim edhe për situatën me trajnerin Edy Reja: “Kontrata me Rejën përfundon më 30 nëntor 2022, kemi shumë kohë deri atëherë për të menduar. Ne kemi krijuar një projekt të mirë për të ardhmen”.

Një debat i madh është hapur së fundi edhe për qejfmbetjet apo përplasjet e lojtarëve tqë ndryshëm me stafin teknik. Duka bën “zjarrfikësin”: “Lojtarë kapriçiozë? Edhe në një familje me tre pjesëtarë ka debate, por mbizotëron dëshira për të ecur më mirë.

Në vija të përgjithshme kemi ekip të mirë, kemi djem të edukuar. Për ndeshjen me Anglinë është përfolur Armando Broja, e di. Nuk ka sesi një trajner apo president federate të mos synojë më të mirën, maksimumin.

Broja ishte i dëmtuar, nuk mori pjesë në grumbullimin para ndeshjes. Ai u bashkua një ditë para ndeshjes, bëri vetëm 20 minuta stërvitje individuale. Broja nuk ishte i bindur për gjendjen e tij fizike dhe për respekt të të tjerëve u la jashtë dhe koha i dha të drejtë trajnerit.

Broja i kërkoi vetë trajnerit që të shkonte te Southampton, të kurohej në Angli para Andorrës. Të gjitha të tjerët janë sajesa, Broja është një super talent dhe do të na ndihmojë edhe për 10 vitet e ardhshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit