E ardhmja e Sadikut, Malaga vendos për shqiptarin

2 Qershor 2020
19:18
Eraldo Harlicaj
back button

Armando Sadiku është një ndër liderët e skuadrës së Malagas, por pavarësisht kësaj klubi spanjoll nuk do e blejë përfundimisht. Elbasanasi do të kthehet sërish te skuadra e Levantes, pasi Malaga është në krizë dhe nuk do ta blejë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare duhet të mbetet me valixhe në duar, pasi skuadra e La Ligas nuk e llogarit. Sadiku duhet të mendojë për destinacionin e radhës, pasi duhet të gjejë një tjetër ekip.

Futbollisti shqiptar me shumë mundësi mund të mbetet në ligën e dytë spanjolle, pasi janë disa ekipe që e duan në kampionatin e dytë spanjoll. Levante do ta shesë për një çmim të reduktuar. Vera do ta gjejë me ekip të ri.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit