E bujshme ajo që ndodh te bavarezët; Bayerni tërheq ofertën e rinovimit për Kimmich

27 Shkurt 2025
13:23
Alfred Lleshi
back button

Pas 426 ndeshjesh zyrtare me Bayern Munich dhe një numri të madh titujsh, mund të ndodhi që rrugët e ekipit bavarez dhe Joshua Kimmich të ndahen këtë verë. Siç raportohet nga mediat gjermane, klubi i Mynihut e ka tërhequr ofertën e rinovimit për një nga kapitenët e tij. Kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025.

Ndërsa kjo nuk do të thotë se nuk mund të arrihet një marrëveshje rinovimi në muajt në vazhdim (ende mund të arrihet një marrëveshje), ajo nuk do të jetë me shifrat e propozuara në ofertën e parë të Bayernit. Një ofertë pak më e mirë se aktualja, në të cilën fiton rreth 20 milionë euro në sezon.

Në mbledhjen e këshillit administrativ të klubit bavarez u vendos që të tërhiqej oferta, pasi “lojtarit i ishte dashur shumë kohë për të marrë një vendim”. Tani, të dyja palët vazhdojnë të negociojnë, edhe pasi u tërhoq oferta, por është e pamundur që klubi t’i ofrojë të njëjtat kushte si më parë.

Drejtuesit e Bayernit nuk e kuptojnë hezitimin e Kimmich mbi rinovimin, sidomos duke parë ofertën e madhe ekonomike që iu bë. Ata duan një vendim të shpejtë nga mbrojtësi veteran.

Ndërkohë, tashmë ka filluar të spekulohet për të ardhmen e ndërkombëtarit gjerman. Premier League, për shkak të kërkesave të tij ekonomike, duket destinacioni ideal, por Kimmich ka qenë i lidhur në të kaluarën edhe me Barcelonën e Real Madridin. Megjithatë, siç raportoi “MARCA” muajin e kaluar, ai nuk është në planet e klubit të bardhë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit