E BUJSHME: Basha lë papritur Greqinë, destinacioni i ri i habit të gjithë

17 Shtator 2019
10:42
Eraldo Harlicaj
back button

Mesfushori Migjen Basha la ekipin kombëtar para ndeshjeve të shtatorit duke hapur krahun për brezin e ri. Ai ishte një nga liderët absolut të kuqezinjëve, por vendosi që t’i përkushtonte më shumë kohë familjes. 

Basha nuk ka gjetur qetësi as tek Arisi në këtë fillim sezoni, pasi nuk është grumbulluar në asnjë ndeshje. Diçka e tillë nuk është rastësore me sirenat australiane që trokasin te dera. Lojtari pritet të vazhdojë karrierën e tij në Australi duke qenë se kampionati atje nis në tetor, shkruan gazzetta.gr. Emri i ekipit ende nuk bëhet i ditur, por media greke ka zbuluar vetëm kampionatin. 

32-vjeçari preferon një kalim në kontinentin e largët, pasi të ardhurat në futboll janë të larta, niveli nuk është i lartë si në Europë dhe ky shtet i ofron një jetesë më të mirë për familjen e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit