E BUJSHME: Besiktasi do mesfushorin e Shqipërisë, turqit nisin sulmin!

30 Maj 2020
13:49
Eraldo Harlicaj
back button

Një lajm i madh vjen nga Turqia për futbollistin e kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Besiktasi ka hedhur grepat në ekipin e Baselit për të bindur futbollistin tonë që t’iu bashkohet në merkaton e verës.

Trajneri Sergen Yalcin e ka në listën e dëshirave dhe në krye të objektivave të merkatos. Xhaka shihet si njeriu i duhur për të mbledhur mesfushën e bardhezinjëve pa harruar faktin se 29-vjeçari është një lojtar polivalent.

Besiktasi ka disa emra në listën e dëshirave, por duket se Xhaka është më i pëlqyeri. Shqiponja kuqezi ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon me klubin e tij dhe ka dhuruar 3 asistime. Lëvizja mund të jetë e vështirë vetëm për faktin se Xhaka është shumë i lidhur me Baselin sepse luan prej një jete me këtë klub.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit