E FUNDIT: Turqia blindon stadiumin! Policia ka frikë trazira (VIDEO EKSKLUZIVE)

11 Tetor 2019
17:31

Turqia ka blinduar stadiumin “Şükrü Saraçoğlu”, ku do të zhvillohet ndeshja mes Turqisë dhe Shqipërisë, teksa do të bllokojë edhe rrugët e makinave. Në orën 20:45 do të nisë ndeshja e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020 dhe për kuqezinjtë është shansi i fundit për t’u rikthyer të shpresojnë të kualifikimi, ndaj i duhet fitore.

Sakaq, masa të rrepta sigurie do të jenë përpara hyrjes për në stadium, teksa nuk do të lejohen asgjë tjetër veç simboleve kombëtare, daulleve dhe fanellave kuqezi. Çdo gjë tjetër që nuk ka të bëjë me flamurin do të sekuestrohet.

Deri tani tifozët kuqezi të pranishëm janë 1200, por pritet që deri në mbrëmje të mbushet me 2500, aq sa edhe parashikohet 5% i stadiumit. TKZ përfaqësohet me 115 tifozë, ndërsa Ilyrian Elite me 30 tifozë. Janë dy grupimet e kombëtares që kanë udhëtuar deri në Stamboll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit