E nis me Rusinë dhe e mbyll ndaj Islandës, ja kalendari i kombëtares në Ligën e Kombeve

17 Dhjetor 2021
13:20
Alfred Lleshi
back button

4 ndeshje brenda 14 ditëve, me fluturime të gjata të itinerarit Shqipëri-Islandë-Shqipëri qysh në start. Kalendar mjaft i ngjeshur, që kërkon lojtarë në formë të mirë fizike dhe një grup të zgjeruar për të aplikuar rotacionin. Zbardhet kësisjoi edhe kalendari i ndeshjeve të kombëtares sonë në grupin B2 të Ligës së Kombeve, pasi u hodh dje shorti përkatës në Nyon të Zvicrës.

Ka qenë faqja zyrtare e FSHF-së në internet, ajo që ka zbuluar si më poshtë vijon: “Siç dihet tashmë, shorti e vendosi Shqipërinë në në një grup me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor, brenda 14 ditëve, në një kalendar mjaft të ngjeshur. Fushata eliminatore e kombëtares kuqezi do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, sfidë që do të luhet në fushën tonë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022, Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022 do të presë Izraelin në shtëpi. Kualifikueset e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit, me Shqipërinë do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve do të rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipëria do të udhëtojë drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit, përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën, më 27 shtator 2022.

Më poshtë është kalendari i plotë, me data dhe orare, i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B2 të “Nations League”, edicioni 2022-2023: 

GRUPI B2

02 qershor 2022

Shqipëri – Rusi              ora 20:45

06 qershor 2022

Islandë – Shqipëri             ora 20:45

10 qershor 2022

Shqipëri – Izrael                 ora 20:45

13 qershor 2022

Rusi – Shqipëri                  ora 20:45

24 shtator 2022

Izrael – Shqipëri                ora 20:45

27 shtator 2022

Shqipëri – Islandë             ora 20:45

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit