E zbuloi Telesport, talentit shqiptar i shkon ftesa nga FSHF

8 Dhjetor 2018
18:16
back button

Ju kujtohet historia e Arijan Cilafti, një futbollist i talentuar në moshën 18 vjeçare, që aktivizohet te skuadra e Monzas?! Pak kohë më parë Telesport ju njohu me këtë talent, që është pjesë e Monza, mesfushor me potencial dhe premtues. Vetëm 17 vjeç, Arijani e ka nisur karrierën e tij te Sondrio, skuadër e ligës së dytë profesionale. Veç kësaj, ka ndjekur në të shkuarën edhe teoritë dhe shkollën profesionale në Akademinë e Milanos.

Me prejardhje nga fshati i vogël me vetëm 3 mijë banorë, Rashqe, në Shkup, Arijani ka edhe një vëlla të talentuar, Ardijan, që aktivizohet te kategoria e vitit 2004, te Milani, duke qenë ende një fëmi.

I ati, Metmin Cilafi, që ka emigruar më herët në Itali, në Milano, ëndërron që një ditë fëmijët e tij të luajnë në Serinë A. Teksa, edhe drejtues apo scout të ndryshëm të federatës italiane po ndjekin rritjen e dy shqiptarëve, që kujtojmë kanë nënshtetësi italiane.

Mirëpo në këtë moment ka ardhur një ftesë e pa paritur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila i ka dërguar një shkresë zyrtare klubit, ku i kërkon që Arijani të jetë pjesë e seleksionimeve të ekipeve kombëtare që do të zhvillohen në Itali.

Telesport ka siguruar këtë shkresë të FSHF-s, që mban vulën dhe firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Shulku. Seleksionimet në Itali për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 17 Dhjetor në Milano dhe 18 Dhjetor në Romë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit