Ekipi i “Yjeve të Rinj” triumfon në All Star Game, Anthony Edwards shpallet MVP

16 Shkurt 2026
8:31
Telesport
back button

Është zhvilluar eventi i shumëpritur i All Star Game në NBA, që me formatin e ri dhuroi shumë emocione dhe surpriza. Fituese doli skuadra e Yjeve të Rinj në NBA (Team Stars), që në finale mundi 47-21 ekipin e veteranëve (Team Stripes).

Në fakt, ndeshja finale ishte shumë larg nivelit të tri ndeshjeve kualifikuese, që u vendosën me diferenca të vogla. Përveç dy ekipeve finaliste ishte edhe skuadrave e yjeve nga bota që luajnë në NBA (Team World).

Basketbollisti Anthony Edwards (Minnesota) u shpall MVP i këtij eventi, që dhuroi mjaft emocione. Duket se formati i ri i aprovuar nga NBA ishte një sukses duke parë zhgënjimet e edicioneve të fundit. Tashmë disa ditë pushim për të rinisur sezonin e rregullt, që parashikohet mjaft i fortë.

Rezultatet –All Star Game

Team World – Team Star, 35-37

Team Stars – Team Stripes, 40-42

Team World – Team Stripes, 45-58

Team Stripes – Team Star, 21-47

Lajme të tjera

Lajmet e fundit