Elis Bakaj është “rinuar”, në Bjellorusi me numra të frikshëm! (VIDEO)

2 Shtator 2019
12:46
back button

Elis Bakaj si vera, sa më e vjetër, aq më e mirë! Largimi nga Shqipëria një vit më parë ishte mundësia që priste për të treguar se edhe në moshën 32 vjeç mund të bëjë diferencën. Transferimi në kampionatin bjellorus, te Shakhtyor Soligorsk, mund të quhet një farë “treni” i cili e ka çuar në “El Dorado”, pra vendi i artë…

 

Në 16 ndeshje si titullar, Bakaj ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë plot 7 pasime për gol. Shifra të frikshme për atë që padiskutim është kthyer në lider te ekipi i Shakhtyor. Vendimtar edhe me penalltinë e realizuar në transfertë në fitoren 2-1 ndaj Energetik-BGU.

Bakaj do të dërgonte topin në rrjetë në fund të pjesës së parë, duke i dhuruar fitoren dhe 3 pikët ekipit të Soligorsk, që tashmë e gjen veten në vend të tretë me 43 pikë, 5 më pak se sa vendi i parë, që zotërohet nga Brest, edhe pse ekipi në fjalë ka një ndeshje më shumë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit