Tek Inter janë ende të zhgënjyer pas humbjes 0-1 ndaj Juventus në kampionat, humbje që lë skuadrën zikaltër 2 pikë pas Napolit kryesues.
“Jemi të zemëruar sepse donim të fitonim, veçanërisht pas shumë rasteve që patëm në pjesën e parë, por që nuk i shfrytëzuam”, u shpreh Henrikh Mkhitaryan në një deklaratë për mediat.
Më tej, sulmuesi armen shtoi: “Ne kishim shumë besim te vetja pasi luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë u tërhoqëm paksa, por edhe Juventus e rriti ndjeshëm lojën e tij”.
“Dua të sqaroj diçka. Ndoshta, duke ditur që jemi shumë të fortë, ndonjëherë dalim në fushë të papërqendruar, të bindur se gjithsesi do të fitojmë dhe pastaj e paguajmë çmimin”, shtoi Mkhitaryan.
“Për mendimin tim, fakti që ndihemi më të fortë, na shqetëson kur futemi në fushë. Shpresojmë të kthehemi sërish te fitorja që në ndeshjen e radhës ndaj Genoa dhe të krëkojmë fitoren edhe ndaj Napoli”, tha Mkhitaryan.







