EURO 2020: Shqipëria U-19 e Dedes nis aventurën dhe i beson talentit të Chelseat!

13 Nëntor 2019
17:34
back button

Shqipëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede do të debutojë sot në përballjen e saj ndaj Greqisë në Belgjikë, aty ku kuqezinjtë do të zhvillojnë fazën kualifikuese drejt Europianit 2020 që do të organizohet në Irlandën e Veriut.

Në stadiumin e Genkut, kuqezinjtë e vegjël do të zbresin në fushë në orën 19:00 për sfidën e parë në Grupin 4, ku kanë kundërshtar edhe Belgjikën dhe Islandën.

Armando Broja (majtas), sulmuesi i Chelsea U-21

Objektivi kryesor është kualifikimi, por sidomos rritja e talenteve dhe paraqitjet e tyre në kuadër të grumbullimit me U-21 e Alban Bushit, edhe pse pika më e fortë, Armando Broja, sulmuesi i Chelsea U-21, është edhe asi nën mëngë. i thërritur nga tre grupmosha (në listë pritje te kombëtarja A, i ftuar nga Bushi te U-21 dhe Dede te U-19) djaloshi sot pritet në fushë ndaj Greqisë.

Programi kuqezi

13 Nëntor/ Shqipëri-Greqi

16 Nëntor/ Belgjikë-Shqipëri

19 Nëntor/ Shqipëri-Islandë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit