EURO 2021: Dy vjet e gjysmë pa fitore, Shqipëria U-21 mund Kosovën (VIDEO)

15 Tetor 2019
20:55
back button

Në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2021 për kombëtaret U-21, pas plot 11 ndeshjesh rradhazi pa arritur fitore në kualifikueset e Europianit për kategorinë U-21 të moshave, Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi kthehet te suksesi dhe e bën ndaj Kosovës, në një ndeshje të dominuar në “Elbasan Arena”. 

Pas një pjese të parë shumë të mirë, ku vetëm ndërhyrjet e portierit Smakiqi bënë që rezultati të mbetej 0-0, në të dytën, pikërisht 15 minuta nga fundi, fillimisht do të shënonte Tafa dhe më pas Muçolli, teksa Kosova shkurtoi diferencën me anë të Baftiut, por nuk pati kohën e duhur për të kërkuar barazimin.

Dy vite e gjysmë në pritje për një fitore që ka ardhur përpara tifozëve kuqezi, përballë ekipit të drejtuar nga Prekazi. Me këtë fitore, Shqipëria U-21 ngjitet në kuotën e 5 pikëve në grup pas 5 ndeshjesh të zhvilluara, më shumë se kushdo në grup. Sakaq, Kosova mbetet 6 pikë pas 4 ndeshjesh.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit