Gjermania dhe Turqia janë dy ekipet finaliste të Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj (Eurobasket 2025).
Skuadra gjermane mundi 98-86 Finalndën, surprizën e këtij eventi, sfidë ku Schroder dhe ëagner udhëhoqën skuadrën drejt triumfit. Për Gjermaninë kjo është finalja e tretë e një Europiani.
Gjermania ka mundësi që të shkruajë historinë, duke u bërë ekipi i katërt që fiton radhazi Botëror e Europian. Ata janë kampionët e botës në fuqi.
Përballë tyre është Turqia, që mundi me lehtësi 94-68 Greqinë në derbin ballkanas. Mbrojtja e fortë e skuadrës turke bëri diferencën, duke mos i lënë shumë hapësira edhe Antetokounmpo.
Për Turqinë u dalluan Sengun e Osmani, një dyshe që bëri diferencën në parket. Kombëtarja turke rikthehet në finale e një europiani pas 24 vitesh.







