Janë pëcaktuar dy ndeshjet gjysmëfinaliste të Kampionatit Europian të Basketbollit për meshkuj, faza finale e të cilit po zhvillohet në Riga të Letonisë.
Derbi ballkanas Greqi-Turqi dhe sfida Gjermani-Finlandë janë dy përballjet gjysmëfinaliste të Eurobasket 2025, turne që gradualisht po i afrohet fundit.
Në ndeshjet cerekfinale, Grrqia fitoi 87-76 ndaj Lituanisë, ndërsa Turqia mundi 91-77 Poloninë. Në përballjet e tjera, Gjermania mposhti 99-91 Slloveninë, ndërsa Finalnda triumfoi 93-79 ndaj Gjeorgjisë.
Një turne që deri më tani ka dhuruar shumë surpriza, ndërkohë që Gjermania dhe Greqia shihen si dy skuadrat favorite për të shkuar në finale.







