Euroleague: Barcelona kap Hapoel në krye të renditjes, triumfojnë Real Madrid dhe Fenerbahce

20 Dhjetor 2025
20:29
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 17-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Barcelona, falë fitores 134-124 ndaj Baskonia Gasteiz, ngjitet në krye të renditjes.

Në vendin e parë ndodhet edhe ekipi izraelit i Hapoel Tel Aviv, që u mund 93-82 në Athinë nga Panathinaikos.

Skuadra kampione e Fenerbahce fitoi 87-72 ndaj Armani Milano, ndërsa Monaco mposhti 103-77 ndaj Bayern Munich, duke hyrë në zonën play off.

Fiton edhe Real Madrid, që triumfoi 95-980 ndaj Paris Basketball, ndërsa Olympiacos mposhti pa problæeme 107-84 Villeurbanne, duke kapur zonën play out.

Euroleague-Raundi i 17-të

Maccabi Tel Aviv – Valencia Basket, 85-82

Panathinaikos – Hapoel Tel Aviv, 93-82

Armani Milano – Fenerbahce, 72-87

Real Madrid – Paris Basketball, 95-90

Anadolu Efes – Dubai Basketball, 76-80

Zalgiris Kaunas – Partizan Beograd, 109-68

Monaco – Bayern Munich, 103-77

Olympiacos – Villeurbanne, 107-84

Barcelona – Baskonia Gasteiz, 134-124

Crvena Zvezda – Virtus Bologna, 90-89

Lajme të tjera

Lajmet e fundit